‘‘

’’


NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

 

Referues në Konferencë do të jenë ekspertë ndërkombëtarë e vendas mbi çështjet e demokracisë së drejtpërdrejtë, përfaqësues të lartë të trupit diplomatik në Shqipëri, institucioneve përgjegjëse, partive politike, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile të angazhuar në çështjet e përfaqësimit qytetar.

 

Konferenca do të zhvillohet në gjashtë sesione, katër prej të cilave do të zhvillohet gjatë gjithë ditës së parë në datën 2 shkurt dhe dy sesionet e tjera do të zhvillohen në gjysmën e parë të datës 3 shkurt 2017. Tematikat e sesioneve të Konferencës janë:

 

 

 

Dita e Parë

Sesioni i Parë - “Demokracia shqiptare, tranzicioni dhe detyrimet për një demokraci të konsoliduar

Sesioni i Dytë - “Konteksti shqiptar; eksperienca dhe perspektiva

Sesioni i Tretë - “Shfaqjet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe format alternative. Demokracia përfaqësuese dhe demokracia e drejtpërdrejtë – Konteksti ndërkombëtar

Sesioni Katërt - “Perspektivat dhe qëndrimet e partive politike parlamentare

 

Dita e Dytë

Sesioni i Pestë - “Roli i aktorëve qytetarë dhe institucionalë

Sesioni i Gjashtë - “Konkluzionet e Konferencës

 

 

Nëse keni interes për të marrë pjesë në Konferencë, lutemi plotësoni këtë Formular.

Theksojmë se në Formular jepet mundësia të adresoni çështje, opinione apo pyetje që ju keni interes, që mendoni se vlejnë të marrin vëmendje gjatë diskutimeve ose t’iu parashtrohen referuesve.

 

Edhe në rast se ju nuk keni mundësi të merrni pjesë në Konferencë, por do të dëshironit të parashtronit çështje, opinione apo pyetje mbi temat që do të diskutohen lutemi i pasqyroni ato në këtë Formular.

 

Në mbyllje të Konferencës parashikohet të prezantohet Dokumenti Paraprak Konkluziv, me çështjet kryesore të ngritura përgjatë Konferencës nga pjesëmarrësit, si dhe mënyra sesi do të finalizohet në vazhdim ky dokument. Ky Dokument së bashku me diskutimet e referuesve do të bëhen pjesë e një botimi final mbi Konferencën.

 

Konferenca do të mund të ndiqet online nëpërmjet kësaj faqe interneti, si dhe në faqet Facebook të KRIIK dhe KVV.

 

 




NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

N J O F T I M

 

Organizata KRIIK ALBANIA, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, prej ditës së hënë datë 19 Dhjetor, do të organizojë katër tryeza të rrumbullakëta me temë  “Korrupsioni zgjedhor si rrezik për Demokracinë shqiptare dhe roli i pjesëmarrjes qytetare”  në qytetet Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Berat, respektivisht në datat 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor 2016.

 

Kjo nismë është pjesë e fushatës advokuese në adresim të korrupsionit zgjedhor dhe nxitjes së demokracisë së drejtëpërdrejtë, e organizuar nga KRIIK në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV), e cila është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë dhe Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë.

 

Qëllimi i fushatës është ngritja e shqetësimit për të gjitha format dhe shfaqjet e deformimit të vullnetit popullor në proceset zgjedhore, si dhe në periudhën midis tyre.  Gjithashtu, një nga objektivat kryesorë është sjellja në vëmendje dhe hapja e diskutimeve rreth proceseve me ndikim madhor në çështjet zgjedhore apo të demokracisë në përgjithësi, si reforma zgjedhore, financat e partive politike apo dekriminalizimi. Më konkretisht, rreth shkaqeve të dështimit të reformës zgjedhore, mungesës së kontrollit të financave të partive politike dhe mungesës së efikasitetit të procesit të dekriminalizimit.

 

Përgjatë tryezave do të bëhet prezantimi i elementëve kryesorë që përbëjnë korrupsionin zgjedhor dhe, përpos informimit mbi to, do të sillet një qasje më e plotë dhe e thellë e fenomenit të korrupsionit zgjedhor, veçanërisht për sa i përket çështjeve të administrimit zgjedhor, drejtësisë zgjedhore dhe financave të partive politike, duke evidentuar përgjatë çdo prezantimi apo diskutimi hapësirat dhe domosdoshmërinë për një rol proaktiv të të gjithë aktorëve të shoqërisë dhe vetë qytetarëve, si dhe diskutuar mbi mënyrat e përballjes së këtij fenomeni.

 

Programi i tryezave të rrumbullakëta do të jetë i ndarë në dy sesione kryesorë. Sesioni i parë do t’i kushtohet prezantimit teorik të fenomenit të korrupsionit zgjedhor, si dhe zhvillimeve institucionale dhe politike në muajt e fundit. Sesioni i dytë do t’i kushtohet diskutimeve me pjesëmarrësit rreth çështjeve të diskutuara në sesionin e parë, pasqyrimit në nivel lokal të fenomenit si dhe do të jepet hapësira për diskutime të tjera të lira të pjesëmarrësve rreth tematikës.

 

Diskutimet dhe shqetësimet e dala përgjatë tryezave të rrumbullakëta do t’i përcillen Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore si dhe aktorëve të rëndësishëm politikë e institucionalë, ose edhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore. Këtij të fundit lidhur me amendime të tjera ligjore që mund të ndërmerren për përmirësimin e procesit të ardhshëm zgjedhor dhe adresimin konkretisht të problematikave që përbëjnë dhe ushqejnë fenomenin.

 

Të ftuar dhe pjesëmarës në këto tryeza të rrumbullakëta do të jenë përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale, të partive politike, institucioneve përgjegjëse, të mediave lokale, si dhe të rinj, studentë, profesionistë apo persona të tjerë të interesuar në çështjet zgjedhore dhe të mirëfunksionimit të demokracisë.

 

Programin e Tryezave te Rrumbullakëta e gjeni më poshtë apo në formatin .pdf mund ta shkarkoni KËTU.


Tiranë, më 16 Dhjetor 2016!

Lexo të plotë
Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016

Nisja e menjëhershme e punës prej Komisionit Parlamentar, domosdoshmëri për mosdështimin e Procesit të Reformës Zgjedhore !
24/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore