‘‘

’’


NJOFTIM

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

2-3 Shkurt 2017, Hotel Tirana International, Tiranë

 

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, demokracia shqiptare ende ka mungesa përsa i përket përfshirjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe mekanizmave efektivë për të mundësuar llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur dhe zyrtarëve publikë. Shprehja e vullnetit demokratik shihet të ngushtohet vetëm tek proceset zgjedhore, në të cilat edhe mundësia për përzgjedhje efektive të platformave apo kandidaturave po pakësohet.

 

Për të diskutuar mbi këto çështje dhe nisur një debat publik mbi nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendim-marrëse të vendit, KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Konferenca do të realizohet në datat 2-3 shkurt 2017, në Hotel Tirana International. Një mundësi për shkëmbyer mendimet mbi mënyrat se si mund të fuqizohen më shumë qytetarët shqiptarë, si një bashkërenditje e tërë aktorëve, si politikë ashtu edhe civilë.

 

Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.

 

Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.


Për më tepër...





Aktivistë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë vëzhgojnë Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit në Moldavi nëpërmjet Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit - ENEMO !
28/10/2016

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Ditën e dielë datë 30 Tetor 2016 në Moldavi do të mbahen Zgjedhjet Presidenciale, të cilat do të vëzhgohen edhe nga Mision i vogel Ndërkombëtar Vëzhgimi i Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO).

 

Pjesë e këtij misioni janë edhe dy organizatat shqiptare Shoqata për Kulturë Demokratike dhe KRIIK Albania të cilat janë gjithashtu dy prej organizatave drejtuese të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore (KVV).

 

Gjeni me poshtë Njoftimin për Shtyp lidhur me publikimin e Raportit të Ndërmjetëm të Vëzhgimit me 28 Tetor 2016, të përgatitur nga ky Mision Vëzhgimi..


 


Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ENEMO për Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit 2016 në Moldavi publikon Raportin e Ndërmjetëm

 

Kishinau, 28 Tetor 2016 – Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) i Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (European Network of Election Monitoring Organizations – ENEMO) për Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit 2016 në Moldavi publikoi sot Raportin e Ndërmjetëm, që mbulon periudhën 11 – 26 Tetor 2016. Raporti përmban gjetje dhe analiza nga Ekipi Drejtues i Misionit, në Kishinau.

ENEMO vë në dukje se kuadri ligjor, veçanërisht Kodi Zgjedhor, u desh të amendohej vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve, në mënyrë që të reflektohej vendimi i 4 marsit 2016 i Gjykatës Kushtetuese mbi moskushtetueshmërinë e zgjedhjes së Presidentit prej Parlamentit. Ky amendim, në përgjithësi, është në kundërshtim me praktikat më të mira për zgjedhjet. Megjithatë, procedurat për zgjedhjen e Presidentit nuk ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga ato tanimë në fuqi për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Sesionet publike dhe vendimet e marra nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë qenë transparente dhe të aksesueshme për të gjithë vëzhguesit dhe qytetarët. KQZ ka respektuar afatet ligjore për fazat më të rëndësishme të procesit zgjedhor. ENEMO përgëzon masat e ndërmarra nga KQZ për të mundësuar vëzhguesit e verbër dhe ata me probleme në shikim, si dhe, në shumë pak qendra votimi, edhe ata me probleme në dëgjim, të votojnë në mënyrë të pavarur dhe në fshehtësi.

Nga 24 grupe iniciatorë të regjistruara, vetëm 12 kandidatë u regjistruan dhe, pas dy tërheqjesh dhe një anulimi të regjistrimit, qytetarët e Moldavisë do ta zgjedhin Kryetarin e ardhshëm të shtetit mes nëntë kandidatëve ende në garë.

Procesi i mbledhjes së firmave për kandidim u kritikua nga disa prej personave të intervistuar nga misioni, veçanërisht prej kandidatëve të pavarur të cilët u ankuan për kushte të pabarabarta mes tyre dhe kandidatëve të mbështetur nga partitë politike.

Në listat e zgjedhësve janë regjistruar 2,816,377 zgjedhës, ndërkohë që Regjistri Kombëtar i Zgjedhësve (RKZ) përmban 3.2 milionë persona me të drejtë vote. Diferenca shpjegohet nga qytetarët e Moldavisë që jetojnë në Transnistria, zgjedhësit që nuk janë të regjistruar në një rezidencë të përhershme dhe zgjedhësit me Karta Identiteti që u ka kaluar afati i vlefshmërisë. Megjithatë, KQZ-ja ka marrë një vendim që u lejoj zgjedhësve të paregjistruar në një rezidencë të përhershme të votojnë, ndërsa personat me kartë identiteti të pavlefshme mund të marrin një certifikatë të përkohshme që do t’u mundësojë të votojnë. Përfshirja e personave të vdekur në listat e votimit vazhdon të jetë një problem edhe në këto zgjedhje, siç kanë vënë në dukje bashkëbiseduesit e misionit.

Shqetësimet për kufizimin dhe polarizimin e medias, si dhe mangësia e monitorimit të duhur dhe të sanksioneve efektive për mediat që shkelin ligjin vazhdojnë të mbeten edhe për këto zgjedhje.

Deri në 25 Tetor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka akredituar 3094 vëzhgues vendas dhe 504 vëzhgues ndërkombëtarë, si dhe 105 vëzhgues vendas për vëzhgimin e qendrave të votimit jashtë kufijve të vendit.

ENEMO vë në dukje se procedurat e akreditimit për vëzhguesit ndërkombëtarë janë të komplikuara dhe jo plotësisht transparente, duke qenë se të tjerë organe, përveç KQZ-së janë të përfshira, çka, në disa raste, krijoi vonesa në akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

 

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ENEMO për Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit 2016 në Moldavi përbëhet nga një Ekip Drejtues prej 6 ekspertësh, i vendosur në Kishinau, i cili mbërriti në Moldavi në 10 Tetor 2016. Dhjetë ekipe vëzhguesish afatshkurtër ju bashkuan misionit të enjten, 27 tetor, dhe do të shpërndahen në zona të ndryshme të vendit ditën e zgjedhjeve për të vëzhguar hapjen, votimin, numërimin dhe tabelimin e rezultateve.

Misioni do t’i paraqesë gjetjet dhe konkluzionet paraprake të martën, 1 Nëntor 2016, nëpërmjet një Konference për Shtyp në IPN.

Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i ENEMO për Zgjedhjet Presidenciale të 30 Tetorit 2016 në Moldavi mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, në kuadër të Programit të Fondit të Llogaridhënies; dhe Black Sea Trust, një Projekt i German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Lexo raportin e plotë në Anglisht dhe Rumanisht.

 

***

 

Për më shumë informacion, kontaktoni: Dritan Taulla, Zv. Drejtues i Misionit / Oficer i Marrëdhënieve me Publikun; email: dritan.taulla@enemo.eu, cel: +373 69 338 473.


Tiranë, më 28 Tetor 2016! 

NJOFTIM - Seri tryezash te Rrumbullaketa mbi Korrupsionin Zgjedhor dhe pjesemarrjen qytetare - 19-22 Dhjetor 2016!
16/12/2016

Zgjedhjet Parlamentare të 18 Qershorit 2017; sfidat dhe përgjergjësitë e aktorëve në kontekstin institucional-politik aktual dhe rreziku ndaj ecurisë së procesit !
07/12/2016

Ecuria e Zgjedhjeve të Pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe cënimi i pritshmërive të qeverisjes vendore !
16/11/2016

Prezumimi i rremë i pavarësisë së Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dështim i aspiratës së Reformës Zgjedhore të vitit 2012 !
02/11/2016

Nisja e menjëhershme e punës prej Komisionit Parlamentar, domosdoshmëri për mosdështimin e Procesit të Reformës Zgjedhore !
24/10/2016


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore