‘‘

’’


LIVE: Shoqëria civile dhe demokracia në Shqipëri; Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor më përfaqësues, të drejtë dhe të qëndrueshëm

Dergoni komentet tuaja duke shkruar meposhte:

Nisma për faljen e gjobave përgjatë periudhës elektorale e paplotë, pa vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit!
18/02/2014

D E K L A R A T Ë

 

Shkarko Deklaratën e Plotë në .pdf 

 

Koalicioni u njoh nëpërmjet medias me nismën e Qeverisë Shqiptare[1] për faljen e gjobave tatimore ndaj biznesit, si një premtim elektoral i bërë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

 

Koalicioni mori kontakt me Ministrinë përkatëse për të siguruar një kopje të plotë të projektligjit “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna nga kontrollet dhe verifikimet tatimore të kryera për periudhën 1 Mars 2013 deri më datë 31 Gusht 2013”, por arriti të siguronte vetëm informacionin që është publikuar në media si dhe informacionin për miratimin e këtij projektligji në mbledhjen e qeverisë gjatë kësaj jave[2].

 

Projekligji që i është bërë i ditur medias përmban vetëm 7 nene ku përcaktohet se “të gjithë personat juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues në administratën tatimore, përfitojnë faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave të vendosura nga inspektorët tatimorë nëpërmjet kontrolleve apo verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera për periudhën nga data 1 Mars deri në datën 31 Gusht 2013”.

 

Gjatë monitorimit të fushatës zgjedhore në Zgjedhjet Parlamentare të 23 qershorit 2013, Koalicioni në Raportet e tij të Ndërmjetme të Monitorimit evidentoi si shkelje këtë premtim të bërë nga opozita e atëhershme, si një premtim, i cili, në formën se si u formulua dhe u pasqyrua në media, ishte një premtim jo korrekt që binte ndesh me parimin e barazisë përpara ligjit[3] si dhe anashkalonte kuadrin ligjor e institucional duke vënë pikëpyetje mbi vazhdimësinë institucionale e zbatimin e ligjit[4].

 

Kuadri ligjor shqiptar e veçanërisht Kushtetuta, Kodi Penal dhe Kodi Zgjedhor parashikojnë ndalimin e të gjitha formave të presionit, abuzimit apo diskriminimit për arsye elektorale, bindje politike apo përkatësie partiake.

Lexo të plotë
Reforma Administrativo-territoriale dhe Reforma Zgjedhore; domosdoshmëri për një proces konsensual, gjithëpërfshirës dhe transparent!
03/02/2014

“Shoqëria civile dhe Demokracia në Shqipëri; Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgjedhor më përfaqësues, të drejtë dhe të qëndrueshëm”
22/11/2013

Raporti Përfundimtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve Parlamentare të 23 Qershorit 2013!
27/09/2013

Prezantimi i raportit final te vezhgimit
25/09/2013

Gjetjet Kryesore nga Vezhgimi me baze statistikore - 06 Korrik 2013
06/07/2013


© Koalicioni i Vezhguesve Vendore
Me mbështetjen e Ndihmës Kombëtare për Demokraci (NED) - SHBA
With the support of National Endowment for Democracy (NED) - USA